Postuar më: 10/11/2025

Thirrje e Hapur për Marrëveshje Kuadër – Fushata Ndërgjegjësuese në kuadër të Projektit “Deti Blu” / Open Call for Framework Agreement – Awareness Campaigns under the “Blue Sea” Project

Thirrje e hapur në kuadër të projektit “Mjedis i Pastër dhe me Aftësi Ripërtëritëse “Deti blu”, për Marrëveshjë Kuadër në lidhje me Shërbimin e Konsulencës: “Organizimi i Fushatave Ndërgjegjësuese për Publikun dhe Përfituesit, me Qëllim Nxitjen e Ndryshimit të Sjelljes në Lidhje me Përdorimin e Objekteve Sanitare, Rëndësinë e Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve  si dhe Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, Përgjegjësinë e Përdoruesve duke Përfshirë Aspektin Gjinor, dhe për të Optimizuar Pagesën e Tarifave”

Nr. Reference: AL-MTE-1.3.2-CS-QCBS

Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Bankën Botërore, po zbaton projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse për Detin Blu”, i cili synon reduktimin e ndotjes nga burimet tokësore drejt ekosistemeve ujore në zonat e përzgjedhura të brezit bregdetar jugperëndimor të Shqipërisë.

Një nga komponentët kryesorë të projektit lidhet me mbrojtjen e integritetit dhe atributeve natyrore të lumit Vjosa përgjatë gjithë rrjedhës së tij, duke ruajtur statusin si zonë e mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe duke forcuar potencialin e tij si atraksion turistik i qëndrueshëm.

Në kuadër të menaxhimit sa më efikas të projektit, Ministria e Mjedisit shpall thirrjen për Shprehje Interesi ”, për Marrëveshjë Kuadër në lidhje me Shërbimin e Konsulencës: “ Organizimi i Fushatave Ndërgjegjësuese për Publikun dhe Përfituesit, me Qëllim Nxitjen e Ndryshimit të Sjelljes në Lidhje me Përdorimin e Objekteve Sanitare, Rëndësinë e Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve  si dhe Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, Përgjegjësinë e Përdoruesve duke Përfshirë Aspektin Gjinor, dhe për të Optimizuar Pagesën e Tarifave”, me qellim mbështetjen në hartimin dhe zbatimin e fushatave të ndërgjegjësimit dhe aktiviteteve të lidhura me to, në nivel lokal dhe kombëtar, për bashkitë target të Zonës së Mbetjeve Vlorë Jug–Gjirokastër (përkatësisht: Delvinë, Himarë, Finiq, Konispol, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Këlcyrë, Libohovë, Memaliaj, Përmet dhe Tepelenë).

Kandidatët e interesuar duhet të kenë kualifikime dhe përvojë të përshtatshme sipas kritereve të përcaktuara në Termat e Referencës. Dokumentacioni i plotë i ToR dhe kërkesa për shprehje interesi, gjenden te bashkangjitura më poshtë.


Request for expressions of interest. Framework Agreement for “Awareness raising campaign to the public and beneficiaries to foster behavioral change in relation to sanitation facilities use, the importance of WSS and SWM, user responsibility, and gender inclusion” under Clean and Resilient Environment for Blue Sea (Care4BlueSea)

Nr. Reference: AL-MTE-1.3.2-CS-QCBS

The Ministry of Environment, in cooperation with the World Bank, is implementing the “Clean and Resilient Environment for Blue Sea” Project, which aims to reduce pollution from land-based sources to aquatic ecosystems in selected areas along the south-western coastal belt of Albania.

One of the main components of the Project relates to safeguarding the integrity and natural attributes of the Vjosa River along its entire course, preserving its status as a protected area of national and international importance, and strengthening its potential as a sustainable tourism attraction.

In order to ensure efficient project management, the Ministry of Environment hereby announces a Call for Expressions of Interest for a Framework Agreement for the Consulting Service: “Organization of Awareness raising campaign to the public and beneficiaries to foster behavioral change in relation to sanitation facilities use, the importance of WSS and SWM, user responsibility, and gender inclusion”, with the objective of supporting the design and implementation of awareness campaigns and related activities, at local and national level, for the target municipalities of the Vlora South–Gjirokastër Waste Zone (namely: Delvinë, Himarë, Finiq, Konispol, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Këlcyrë, Libohovë, Memaliaj, Përmet and Tepelenë).

Interested candidates must have appropriate qualifications and experience in line with the criteria set out in the Terms of Reference. The full ToR and the Request for Expression of Interest documentation are attached below.

1- Terms of Reference for Establishing a Framework Agreement with Consulting Firms

2- Kërkesë për shprehje interesi. Marrëveshje Kuadër

3- Request for expressions of interest. Framework Agreement