Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Bankën Botërore, po zbaton projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse për Detin Blu”, i cili synon reduktimin e ndotjes nga burimet tokësore drejt ekosistemeve ujore në zonat e përzgjedhura të brezit bregdetar jugperëndimor të Shqipërisë.
Një nga komponentët kryesorë të projektit lidhet me mbrojtjen e integritetit dhe atributeve natyrore të lumit Vjosa përgjatë gjithë rrjedhës së tij, duke ruajtur statusin si zonë e mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe duke forcuar potencialin e tij si atraksion turistik i qëndrueshëm.
Në kuadër të menaxhimit sa më efikas të projektit, Ministria e Mjedisit shpall thirrjen për Shprehje Interesi për angazhimin e Konsulentit Prokurues, për të ndjekur procedurat e prokurimit të Projektit.
Kandidatët e interesuar duhet të kenë kualifikime dhe përvojë të përshtatshme sipas kritereve të përcaktuara në Termat e Referencës. Dokumentacioni i plotë i ToR dhe kërkesa për shprehje interesi gjenden të bashkangjitura më poshtë.
1- Request-for-expresion of interest-Kërkesë për Shprehje Interesi
© Ministria e Mjedisit 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.