Ministria e Mjedisit
Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve sh.a. është duke zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim për edukimin mjedisor të fëmijëve përmes riciklimit dhe aktiviteteve krijuese”, në kuadër të aktivitetit “Riciklo, Krijo, Luaj”, bazuar në vendimin nr. 768, datë 15.12.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
Publikimi i njoftimit është i nevojshëm për të siguruar transparencën e procedurës dhe për t’u mundësuar operatorëve ekonomikë të interesuar të njihen në kohë me objektin, kushtet e pjesëmarrjes dhe afatin për paraqitjen e ofertave.
Duke qenë se faqja zyrtare e internetit e AKEM sh.a. aktualisht nuk është e aksesueshme, ju lutemi të publikoni njoftimin (dhe shtojcat) bashkëlidhur në faqen zyrtare të Ministrisë së Mjedisit.