Postuar më: 25/11/2025

Thirrje e hapur në kuadër të projektit “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse “Deti blu” për pozicionin “Konsulent Prokurues”

Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Bankën Botërore, po zbaton projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse për Detin Blu”, i cili synon reduktimin e ndotjes nga burimet tokësore drejt ekosistemeve ujore në zonat e përzgjedhura të brezit bregdetar jugperëndimor të Shqipërisë.

Një nga komponentët kryesorë të projektit lidhet me mbrojtjen e integritetit dhe atributeve natyrore të lumit Vjosa përgjatë gjithë rrjedhës së tij, duke ruajtur statusin si zonë e mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe duke forcuar potencialin e tij si atraksion turistik i qëndrueshëm.

Në kuadër të menaxhimit sa më efikas të projektit, Ministria e Mjedisit shpall thirrjen për Shprehje Interesi për angazhimin e Konsulentit Prokurues, për të ndjekur procedurat e prokurimit të Projektit.

Kandidatët e interesuar duhet të kenë kualifikime dhe përvojë të përshtatshme sipas kritereve të përcaktuara në Termat e Referencës. Dokumentacioni i plotë i ToR dhe kërkesa për shprehje interesi gjenden të bashkangjitura më poshtë.

1- Request-for-expresion of interest-Kërkesë për Shprehje Interesi

2- Terms of Reference Procurement Consultant

3- Terma Reference Konsulent Prokurues