Postuar më: 12/02/2026

Thirrje për Shprehje Interesi

Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Bankën Botërore, po zbaton projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse për Detin Blu”, i cili synon reduktimin e ndotjes nga burimet tokësore drejt ekosistemeve ujore në zonat e përzgjedhura të brezit bregdetar jugperëndimor të Shqipërisë.

Ministria e Mjedisit do të përdorë një pjesë të fondeve të projektit për të marrë me qira ambiente zyrash të përshtatshme për Ekipin e Menaxhimit të Projektit (EMP), i cili do të mbikëqyrë zbatimin e aktiviteteve të projektit.

Ministria fton të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme ose përfaqësuesit e tyre të autorizuar të paraqesin shprehje interesi për marrjen me qira të ambienteve të zyrave që plotësojnë kriteret e përcaktuara në dokumentin të bashkëngjitur më poshtë.

Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen personalisht ose me email jo më vonë se data 23 shkurt 2026.

 

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI.pdf

______________________________________________________________________________

 

The Ministry of Environment, in cooperation with the World Bank, is implementing the project “Clean and Resilient Environment for the Blue Sea,” which aims to reduce pollution from land-based sources into aquatic ecosystems in selected areas of Albania’s southwestern coastal zone.

The Ministry of Environment will use part of the project funds to rent suitable office premises for the Project Management Team (PMT), which will oversee the implementation of the project activities.

The Ministry invites all property owners or their duly authorized representatives to submit expressions of interest for the rental of office premises that meet the criteria set out in the document attached below.

Expressions of interest must be submitted in person or by email no later than 23 February 2026.

 

REQUEST FOR EXPRESSIONS OF INTEREST.pdf