Në mbështetje të VKM-së nr.774, datë 13.12.2024 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” (ZAPK Vjosa), institucion në nivel mbirajonal, në varësi të ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.19, datë 3.2.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, si dhe të të Urdhrit nr. 24 të Drejtorit të ZAPK Vjosa, datë 03.11.2025 “Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 23, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit Ad Hoc”, shpallen pozicionet vakante të punës:
Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, klikoni dokumentet në PDF më poshtë:
– 1 pozicion Përgjegjës Sektori në Sektorin e Monitorimit;
– 1 pozicion Përgjegjës Sektori në Sektorin e Menaxhimit;
– 1 pozicion Punonjës Informacioni në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse;
– 6 pozicione “Roje Mjedisore”.
Afati për dorëzimin e dokumenteve 10/11/2025 pranë Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”, rruga “Bashkim Kokona”, Lagjia Palorto, Gjirokastër.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE KOMUNIKIMI
Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:
a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia përgjegjëse pranë ZAPK Vjosa do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 10.11.2025 në protokollin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”.
Intervista e strukturuar me gojë do të mbahet në datën 17.11.2025, në ambientet e Ministrisë së Mjedisit.
© Ministria e Mjedisit 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.