Ministria e Mjedisit

Ministria e Mjedisit, në kuadër të Projektit ASCEND, shpall Thirrjen Publike për Grante për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), me qëllim mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit të aventurës dhe promovimin e zonave natyrore e të mbrojtura.

Në kuadër të kësaj thirrjeje është vënë në dispozicion një fond i përgjithshëm prej 80,000 EUR, ndërsa çdo NVM e përzgjedhur mund të përfitojë një grant deri në 10,000 EUR për zbatimin e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit të aventurës, përmirësimin e shërbimeve turistike, rritjen e konkurrueshmërisë së biznesit dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme mjedisore.

Për të mbështetur aplikantët e interesuar gjatë procesit të aplikimit, do të organizohet një sesion informues online (Info Day) më 27 Tetor 2026, ku do të prezantohen objektivat e thirrjes, kriteret e pranueshmërisë, procedura e aplikimit dhe do t’u jepet përgjigje pyetjeve të pjesëmarrësve. Informacioni për regjistrimin dhe pjesëmarrjen në sesion është i disponueshëm në dokumentacionin e thirrjes.

Subjektet e interesuara ftohen të shqyrtojnë me kujdes dokumentacionin e thirrjes dhe të paraqesin aplikimet e tyre në përputhje me procedurat, kriteret e pranueshmërisë dhe kushtet e përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është 28 Dhjetor 2026, ora 16:30.

Dokumentet e thirrjes janë të disponueshme në linket e mëposhtme:

Ministria e Mjedisit inkurajon të gjitha NVM-të e kualifikuara të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi financimi për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve inovative në sektorin e turizmit të aventurës. Për më shumë informacion dhe për të aksesuar paketën e plotë të aplikimit, ju lutemi referojuni linkeve të publikuara.