Ministry of Environment

Ministria e Mjedisit fton organizatat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile, universitetet, institucionet kërkimore, bizneset dhe kompanitë e teknologjisë, nga Shqipëria dhe vende të tjera, të bëhen pjesë e programit të Pavijonit Shqiptar në Konferencën e 31-të të Palëve për Ndryshimet Klimatike (COP31), që do të zhvillohet në Antalya, Turqi, nga data 9 deri më 20 nëntor 2026.

Nën moton “Nga angazhimet te zbatimi – Veprimi klimatik i Shqipërisë në praktikë”, Pavijoni i Shqipërisë do të shërbejë si një hapësirë ndërkombëtare për prezantimin e projekteve, teknologjive, përvojave dhe zgjidhjeve konkrete në përgjigje të sfidave klimatike, si dhe për nxitjen e dialogut dhe krijimin e partneriteteve të reja.

Në kuadër të kësaj pjesëmarrjeje, Ministria e Mjedisit hap thirrjen për propozime për organizimin e diskutimeve në panel, prezantimeve, dialogëve tematikë dhe seminareve ndërvepruese, që kontribuojnë në shkëmbimin e njohurive, promovimin e inovacionit dhe avancimin e veprimit klimatik.

Datat e disponueshme për organizimin e aktiviteteve janë 9, 10, 12 dhe 19 nëntor 2026, në Pavijonin e Shqipërisë, A255, Zona Blu (Blue Zone), COP31, Antalya, Turqi.

Subjektet e interesuara ftohen të paraqesin propozimet e tyre përmes formularit të aplikimit, duke përshkruar konceptin e aktivitetit, temat që synojnë të trajtojnë dhe kontributin e pritshëm në diskutimet ndërkombëtare për klimën.

Afati i fundit për aplikim është data 10 nëntor 2026.

Hapësirat në program janë të kufizuara. Aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për koordinimin e përmbajtjes dhe të aspekteve organizative të aktiviteteve.

Për informacion të mëtejshëm: Sekretaria.SP-Mjedisi@mjedisi.gov.al

Ministria e Mjedisit inkurajon pjesëmarrjen e aktorëve që sjellin ide, përvoja dhe zgjidhje inovative, me synimin për ta kthyer Pavijonin e Shqipërisë në një platformë bashkëpunimi dhe veprimi konkret për klimën.

1-Formular për Propozim Aktiviteti COP31 Pavijoni i Shqiperise 09-20 Nentor 2026

2-Albanian Pavilion Program at COP31

3-BRING YOUR IDEAS TO COP31

III. OPEN SLOTS – HAPËSIRAT E LIRA

9 nëntor | 10:00–11:00; 11:30–12:20 — Open slot — Ushqimi, bujqësia dhe shëndeti

10 nëntor | 09:45–10:35 — Open slot — Energjia dhe transporti

11 nëntor | Ora 13:00 – 18:00 — Open slot — Zero mbetje, ekonomi qarkulluese dhe metan

12 nëntor | 11:00–11:50 — Open slot — Qytete reziliente, ndërtesa dhe menaxhimi i riskut

13 nëntor | 14:00–15:00 — Open slot — Financa, tregtia dhe investimet klimatike

14 nëntor | 09:30–10:00; 15:30–16:10 — Open slot — Rinia, arsimi, aftësitë dhe startup-et

18 nëntor | 11:00–14:00 — Open slot — Zhvillimi njerëzor e social; turizmi i qëndrueshëm

19 nëntor | 09-— Open slot — Fuqizimi i zbatimit dhe projektet për investim