Postuar më: 13/11/2025

Njoftim për konsultim publik për “Modernizimi i Korridorit Hekurudhor Mesdhetar”

Pranë Ministrisë së Mjedisit, është përcjellë nga Ministria Për Europën dhe Punët e Jashtme njoftimi i Ministrisë së Ekologji, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut të Malit të Zi lidhur me projektin “Modernizimi i Korridorit Hekurudhor Mesdhetar”;

Kjo e fundit, në përputhje me dispozitat e Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar, informon se Republika e Malit të Zi është në fazën e Modernizimit të Korridorit Hekurudhor Mesdhetar (Linja 2), seksioni Podgoricë – Kufiri me Shqipërinë, duke konsideruar se elementët e  përmendur në strategji mund të kenë një impakt shumë të gjerë, përtej kufinjëve tokësorë.

Në përputhje me nenin 10 të Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në një Kontekst Ndërkufitar – ESPO, nga pala e Malit të Zi është dërguar dokumentacioni lidhur me:

– Njoftimin e palës së prekur për aktivitetet e propozuara në përputhje me nenin 3 të Konventës;

– Gjurma e Projektit;

– Raporti I Vleresimit Strategjik Mjedisor për “Modernizimin e Korridorit Hekurudhor Mesdhetar”;

Në zbatim të dispozitave të Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar, si dhe bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor (VSM)”, dhe VKM nr. 620, datë 7.7.2015 “Për Miratimin e Rregullave, Përgjegjësive dhe Procedurave të Detajuara për Vlerësimin Strategjik Mjedisor në Kontekstin Ndërkufitar”, publikohet për konsultim publik njoftimi dhe informacioni i përcjellë nga Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut të Malit të Zi,

Dokumentacioni i plotë në anglisht në format elektronik mund të gjenden bashkangjitur këtij emaili;

Afati për dërgimin e komenteve është data 18 Nëntor, 2025.

Komentet, mendimet, sugjerimet mund të dërgohen në adresën: Ministria.MTM@mjedisi.gov.al me referencën, “Komente për konsultimin publik të VSM-së për “Modernizimin e Korridorit Hekurudhor Mesdhetar” të Malit të Zi;

Railway Podgorica.pdf