Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Bankën Botërore, po zbaton projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse për Detin Blu”, i cili synon reduktimin e ndotjes nga burimet tokësore drejt ekosistemeve ujore në zonat e përzgjedhura të brezit bregdetar jugperëndimor të Shqipërisë.
Një nga komponentët kryesorë të projektit lidhet me mbrojtjen e integritetit dhe atributeve natyrore të lumit Vjosa përgjatë gjithë rrjedhës së tij, duke ruajtur statusin si zonë e mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe duke forcuar potencialin e tij si atraksion turistik i qëndrueshëm.
Në kuadër të menaxhimit sa më efikas të projektit, Ministria e Mjedisit shpall thirrjen për Shprehje Interesi për angazhimin e Menaxherit të Investimeve, i cili do të ofrojë asistencë teknike për implementimin e aktiviteteve të EPBI me bashkitë e zonës së mbetjeve Gjirokastër–Vlorë Jug.
Kandidatët e interesuar duhet të kenë kualifikime dhe përvojë të përshtatshme sipas kritereve të përcaktuara në Termat e Referencës. Dokumentacioni i plotë i ToR dhe kërkesa për shprehje interesi gjenden të bashkangjitura më poshtë.
2- Kërkesë për shprehje interesi. Shërbime konsulence (Konsulenca Individuale)
3- Request for expressions of interest. Consulting Services (Individual Consultants)
© Ministria e Mjedisit 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.