Me një koncert madhështor , fishekzjarre dhe atmosferë festive, Vlora çeli zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2018. Ministri i Turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi uroi vlonjatët për një sezon të mbarë turistik.
“Ju uroj një sezon të qetë, një sezon mikpritës, një sezon me plot turistë. Një sezon, i cili duhet të karakterizohet nga mikpritja vlonjate.”- tha kreu i Turizmit e vlerësoi
ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi pas fjalës së mirëseardhjes së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli
I pranishëm në çeljen e sezonit ishte edhe ministri Gjiknuri, i cili e vlerësoi Vlorën si pjesën më të rëndësishme të zhvillimit të vendit përmes turizmit.
Më pas, shesh festimet vijuan me një koncert rinor me emra të njohur të muzikës shqiptare .
© Ministria e Mjedisit 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.