Gjatë Sesionit të 37-të të Këshillit Ndërkombëtar Koordinues të Programit “Njeriu dhe Biosfera” (MAB-ICC), mbajtur në Hangzhou, Kinë, UNESCO i dha Vjosës çertifikatën e shumëpritur si Rezervë e Biosferës, duke u bërë kështu pjesë e rrjetit global me mbi 700 Rezerva të Biosferës në botë, që ndajnë përvoja dhe zgjidhje për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e gjelbër.
Sot, Vjosa nuk është thjesht një lumë, por një simbol global i bashkëjetesës së njeriut me natyrën.
“Shqipëria rikonfirmon edhe një herë modelin ndërkombëtar të mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm, edhe në këtë fazë të avancimit të negociatave për anëtarësimin ne Bashkimin Europian”, ishte mesazhi i ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj.
Ky është një moment historik për Shqipërinë, për komunitetet përgjatë lumit dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje, rezultat i një procesi të gjatë dhe një pune të jashtëzakonshme nga stafi i Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe specialistëve tw saj në Qarqet Gjirokastër, Fier dhe Vlorë.
© Ministria e Mjedisit 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.