Në mbështetje të VKM-së nr.774, datë 13.12.2024 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” (ZAPK Vjosa), institucion në nivel rajonal, në varësi të ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.19, datë 3.2.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, si dhe të Urdhrit të Drejtorit të ZAPK Vjosa, nr. 14 , datë 24.02.2026 “Për ngritjen e Komisionit Ad Hoc”, shpallet pozicioni vakant i punës:
1 (një) Roje Mjedisore në Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”.
Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, klikoni dokumentin në PDF më poshtë:
– 1 pozicion Roje Mjedisore në Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës.pdf
Afati për dorëzimin e dokumenteve 04/03/2026 pranë Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”, rruga “Bashkim Kokona”, Gjirokastër.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE KOMUNIKIMI
Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:
a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia përgjegjëse pranë ZAPK Vjosa do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 04.03.2026 në protokollin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”.
Intervista e strukturuar me gojë do të mbahet në datën 12.03.2026, në ambientet e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”
© Ministria e Mjedisit 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.