Pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, është përcjellë nga Ministrise së Punëve të Jashtme, njoftimi i Ministrisë per Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës së Serbisë.
Kjo e fundit, në përputhje me dispozitat e Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar, informon se Republika e Serbisë është në fazën përfundimtare të zhvillimit të Strategjisë për Menaxhimin e Burimeve Minerale dhe të tjera Gjeologjike të Republikes së Serbisë, për periudhën 2025-2040, me projeksione deri në vitin 2050; si dhe të Raportit për Vleresimin Strategjik Mjedisor për Strategjine per Menaxhimin e Burimeve Minerale dhe te Tjera Gjeologjike të Republikes së Serbise për periudhen 2025-2040, me projeksione deri ne vitin 2050, duke konsideruar se elementët e përmendur në strategji mund të kenë një impakt shumë të gjerë, përtej kufijve tokësorë.
Në përputhje me nenin 10 të Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në një Kontekst Ndërkufitar – ESPO, nga pala serbe eshte derguar dokumentacioni lidhur me:
1- Njoftimin e palës së prekur për aktivitetet e propozuara në përputhje me nenin 3 të Konventës;
2- Raportit për Vleresimin Strategjik Mjedisor për Strategjinë për Menaxhimin e Burimeve Minerale dhe të Tjera Gjeologjike të Republikes së Serbisë për periudhën 2025-2040, me projeksione deri në vitin 2050 dhe;
3-Strategjia për Menaxhimin e Burimeve Minerale dhe të tjera Gjeologjike të Republikes së Serbisë, për periudhën 2025-2040, me projeksione deri në vitin 2050;
Në zbatim të dispozitave të Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar, si dhe bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor (VSM)”, dhe VKM nr. 620, datë 7.7.2015 “Për Miratimin e Rregullave, Përgjegjësive dhe Procedurave të Detajuara për Vlerësimin Strategjik Mjedisor në Kontekstin Ndërkufitar”, publikohet për konsultim publik njoftimi dhe informacioni i përcjellë nga Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës së Serbisë,
Dokumentacioni i plotë në anglisht në format elektronik mund të gjenden në linkun më poshtë, sikurse njoftuar nga pala serbe:
https://www.mre.gov.rs/tekst/95/javne-rasprave.php
Afati për dërgimin e komenteve është data 3 Korrik 2025.
Komentet, mendimet, sugjerimet mund të dërgohen në adresën: Ministria.MTM@turizmi.gov.al me referencën, “Komente për konsultimin publik të VSM për Strategjinë për Menaxhimin e Burimeve Minerale dhe të Burimeve të Tjera Gjeologjike të Republikes së Serbisë, për periudhën 2025-2040, me projeksione deri në vitin 2050”;
© Ministria e Mjedisit 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.