Ministria e Mjedisit

Në mbështetje të VKM-së nr. 774, datë 13.12.2024, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar ‘Lumi i Vjosës’ (ZAPK Vjosa), institucion në nivel mbirajonal, në varësi të ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore,  në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr. 19, datë 03.02.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar ‘Lumi i Vjosës’”, si dhe të urdhrave të Drejtorit të ZAPK Vjosa nr. 61 dhe nr. 62, datë 24.08.2026, “Për ngritjen e Komisionit Ad Hoc”, shpallen pozicionet vakante të punës si më poshtë klikoni dokumentin në pdf:

1 (një) pozicion “Roje Mjedisore”.pdf

1 (një) pozicion “Përgjegjës Sektori në Sektorin e Menaxhimit”.pdf

AFATI DHE VENDI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjithë dokumentacionit të kërkuar duhet të bëhen brenda datës 04.09.2026, pranë protokollit të Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, në adresën:
Rruga “Bashkim Kokona”, ish-shkolla “Drita”, 6001, Gjirokastër.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:
a) Intervista e strukturuar me gojë – deri në 60 pikë;
b) Jetëshkrimi, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, përvojës profesionale dhe trajnimeve të lidhura me fushën – deri në 40 pikë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 15.09.2026, në ambientet e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”.

NJOFTIMI DHE KOMUNIKIMI I REZULTATEVE

Në përfundim të procesit të vlerësimit, njësia përgjegjëse pranë ZAPK Vjosa do t’i njoftojë kandidatët individualisht për rezultatet, nëpërmjet adresës së postës elektronike të deklaruar gjatë aplikimit. Kandidatët fitues do të shpallen gjithashtu në faqen zyrtare të ministrisë.