Startojnë festat lokale që do të jenë oferta e re turistike e këtij viti. Ministri Klosi ishte i pranishëm në festivalin e kulinarisë “Lezha gatuan” Festat lokale promovojnë traditën dhe duhet të zhvillohetn gjatë gjithë gjatë sezonit turistik për tu dhënë mundësinë turistëve që të shijojnë vlerat e kulinarisë shqiptare theksoi kreu i turizmit dhe mjedisit i cili siguroi se institucioni që ai drejton do të nxisë dhe mbështesë gjatë gjithë sezonit këto festa.
Në kuadër të zhvilimit të turizmit ministri Klosi i bëri thirrje biznesit që të orientohet drejt agroturizmit duke shfrytëzuar prodhimet lokale dhe duke ofruar një turizëm të diversifikuar përvec plazhit. Së shpejti edhe inaugurime hotelesh të reja me 4 dhe 5 yje në këtë zonë.
Apeli për bashkitë është sërish për tre pika kyce të sezonit; pastërtinë, sigurinë në plazhe dhe shmangien e derdhjes së ujërave të zeza në det.
Gjatë festivalit, Ministri Klosi së bashku me nënkryetaren e Bashkisë Lezhë dhe deputetë të zonës, vizituan stendat me gatime dhe prodhime të ndryshme duke u interesuar për produktet lokale dhe zhvillimin e bizneseve në fushën e kulinarisë.
© Ministria e Mjedisit 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.