Sofjan Jaupaj
Ministër i Mjedisit
Që prej shtatorit 2025, Z. Jaupaj mban postin e Ministrit të Mjedisit. Përpara kësaj detyre, ai ka shërbyer si Zv/ministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Sofjan Jaupaj lindi në Tiranë në 1 Shkurt 1990 dhe u diplomua për Drejtësi në vitin 2013 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës ku ka qenë anëtar i rrjetit të studentëve ekselentë të këtij Universiteti dhe ndoqi studimet LL.M. për të Drejtën e Pronësisë Intelektuale në Itali, Zvicër (përfitues i bursës evropiane të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale).
Në 10 vitet e fundit ai ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin publik në Shqipëri si Drejtor i Kabinetit i Kryenegociatorit për Integrimin në BE të Shqipërisë, Drejtor i Përgjithshëm dhe Koordinator për normat ligjore prioritare të BE-së pranë Kryeministrisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe Ministrisë së Kulturës.
Nga viti 2021 ai është Autoriteti Kombëtar për Fondin e Gjelbër të Klimës dhe Fondin Global të Mjedisit. Ai ka dhënë leksione të disa lëndëve ligjore si profesor i jashtëm. Z. Jaupaj është trajnuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës dhe Kolegji i Evropës Bruges për çështjet europiane dhe diplomacinë ekonomike si dhe nga “Harvard Law School” në SHBA për pronësinë intelektuale me specialitet të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të. Ai është një alumni i Akademisë Politike të Këshillit të Evropës. Zotëron në nivel të shkëlqyer gjuhën angleze dhe italiane.