Postuar më: 16/10/2025

Kuvendi miraton Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin e ri për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, fryt i një pune të gjatë tre vjeçare që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të qasjes së re për ekonominë qarkulluese, parandalimin e ndotjes dhe përdorimin më efikas të burimeve.
Ligji modernizon kuadrin ligjor kombëtar në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe krijon bazat për investime të qëndrueshme, inovacion dhe menaxhim më të përgjegjshëm të mbetjeve në çdo nivel, nga qytetarët te bizneset.

“Në këtë projektligj – i cili si busull orientimi që nga momenti i parë i hartimit ka pasur vetëm Bashkimin Europian – për herë të parë përcaktohen qartë përkufizimet europiane të mbetjeve bashkiake, shtëpiake, ndërtimore, të rrezikshme, si dhe skemat e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit. Ky hap siguron krahasueshmëri statistikore me vendet e BE-së dhe e bën më të saktë planifikimin kombëtar”, u shpreh ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj.

  •