Ministria e Mjedisit

Lundroni në këtë Seksion

Viola Dona – Këshilltar

viola.dona@mjedisi.gov.al

Viola Dona është këshilltare e Ministrit të Mjedisit për eventet zyrtare dhe protokollin. Pjesë e detyrave të saja është ndjekja e aktiviteteve zyrtare të Ministrit dhe zbatimi i protokollit zyrtar.

Më parë znj. Dona, përgjatë viteve 2022-2025 ka mbajtur pozicionin e Këshilltares pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku ka mbuluar gjithashtu protokollin zyrtar dhe marrëdhëniet diplomatike, sidomos në kuadër rajonal. Gjithashtu ka qënë përgjegjëse për ndjekjen e proceseve të bashkëqeverisjes dhe derregullimit.

Në periudhën 2017-2022, është angazhuar si Ndihmëse në Kabinetin e Kryeministrit ku ka mbuluar fushën e protokollit zyrtar, aktiviteteve dhe marrëdhënieve diplomatike me përfaqësitë e huaja në Shqipëri si dhe ato shqiptare në botë. Pjesë e detyrave ka qenë edhe organizimi i Konferencës Albanologjike në kuadër të Vitit të Shkënderbeut si dhe kujdesja për korespondencën diplomatike.

Znj. Dona është diplomuar për Antropologji Kulturore dhe Studime Letrare Shqipe pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ajo gjithashtu zotëron 5 gjuhë të huaja: Anglisht, Italisht, Spanjisht, Frengjisht dhe Rusisht dhe ka punuar si përkthyese letrare me fokus librat për fëmijë.