Ministria e Mjedisit

Lundroni në këtë Seksion

Edlira Zyfi – Drejtor Kabineti

edlira.zyfi@mjedisi.gov.al

Edlira Zyfi mban detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit të Mjedisit prej 1 Tetorit 2025. Më parë, nga Korriku 2024 deri në Tetor 2025, ka drejtuar Drejtoria e Promovimit të Turizmit, ndërsa gjatë periudhës Shtator 2023 – Korrik 2024 ka shërbyer si Këshilltare e Ministrit.

Ajo është diplomuar në Shkenca Politike dhe ka përfunduar studimet MSC në Komunikim–Marrëdhënie Publike. Aktualisht është në përfundim të studimeve të integruara në Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës.

Më herët ka mbajtur rolin e Këshilltares së Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimeve, ku ka koordinuar projektin kombëtar “Konsolidimi i Shërbimeve Publike me në Qendër Qytetarin”. Eksperienca e saj përfshin gjithashtu detyra pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.