Ministry of Environment

Navigate to this Section

Faton Gjurgjej – Këshilltar

faton.gjurgjej@mjedisi.gov.al

Faton Gjurgjej mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Mjedisit. Ai ka një përvojë të konsoliduar në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve duke qënë i angazhuar që prej vitit 2009 me organizata ndërkombëtare në iniciativa të ndryshme zhvillimore. Gjatë periudhës 2017–2021, ai ka ushtruar funksionin e asistent-lektorit në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’.

Z. Gjurgjej ka përfunduar studimet Bachelor në Financë-Kontabilitet, si dhe studimet në nivelin Master i Shkencave në profilin Menaxhimi i Turizmit të Qëndrueshëm. Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të programeve të bashkëpunimit ndëruniversitar, ai ka zhvilluar një pjesë të studimeve në të njëjtin profil në Universitetin Vechta, në Gjermani.

Formimi i tij akademik është pasuruar më tej me studimet Bachelor në Psikologji, si dhe studimet në nivelin Master i Shkencave në Psikologji Organizacionale të perfunduara pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Përvojat profesionale dhe akademike të Z. Gjurgjej janë plotësuar me trajnime dhe kualifikime, të fokusuara kryesisht në hartimin dhe menaxhimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian, në zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe njerëzor, menaxhimin e burimeve lokale, ndryshimet klimatike dhe fusha të tjera të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm.

Ai zotëron njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.