Ministry of Environment

Navigate to this Section

Tedi Deraj– Këshilltar

tedi.deraj@mjedisi.gov.al

Tedi Deraj është jurist dhe specialist i komunikimit publik, me përvojë në administratën shtetërore, komunikimin strategjik dhe menaxhimin e mediave. Aktualisht shërben si Këshilltar në Kabinetin e Ministrit të Mjedisit.
Më parë ka ushtruar detyrën e këshilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes, ka punuar si specialist në Këshillin e Ministrave, si edhe ka përvojë profesionale në sektorin privat. Gjatë karrierës së tij është angazhuar në hartimin dhe zbatimin e strategjive të komunikimit institucional, marrëdhëniet me median dhe komunikimin publik.

Ai ka përfunduar studimet në Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Zotëron gjuhën angleze, italiane dhe frënge, duke kombinuar formimin juridik me ekspertizën në komunikimin institucional dhe marrëdhëniet me publikun.