Ministria e Mjedisit

Financuesi: GEF, MTM

Kosto totale: 1,070,000 USD

Kohëzgjatja: Nëntor 2015- Nëntor 2019

Objektivi kryesor i këtij projekti është të adresojë nevojën për një sistem të monitorimit të mjedisit të integruar në të gjithë institucionet relevante qeveritare dhe që përdor standardet ndërkombëtare të monitorimit për mbledhjen e të dhënave, analizimin e tyre, dhe politikëbërjen në bazë të të dhënave. Projekti do të përmirësojë kapacitetet ekzistuese teknike dhe institucionale në Shqipëri për të monitoruar dhe raportuar në konventat e Rio – CBD, UNCCD, UNFCCC.

Komponentët e projektit janë:

  • Komponenti 1- Adresimi për një zgjidhje institucionale dhe IT për një monitorim të Integruar të Informacionit Mjedisor dhe Sistemit të Menaxhimit (EIMMS).
  • Komponenti 2- Përditësimi i treguesve, bazës së të dhënave dhe synimeve.
  • Komponenti 3- Ngritja e kapaciteteve për përdorimin dhe menaxhimin e sistemit të informacionit.