Ministria e Mjedisit

Ministria e Mjedisit, si Partner Zbatues, fton kandidatë të kualifikuar të aplikojnë për dy pozicione pune brenda Njësisë së Menaxhimit të Projektit (NJMP/PMU), të projektit “Zhvillimi i Raportit të Parë Dyvjeçar të Transparencës dhe Komunikimit të Pestë Kombëtar të kombinuar dhe Raportit të Dytë Dyvjeçar të Transparencës së Shqipërisë ndaj UNFCCC-së”.

Faza aktuale e zbatimit është përqendruar në përgatitjen, finalizimin dhe dorëzimin e BTR2/NC5 të kombinuar, ndërsa BTR1 i përfunduar shërben si pikënisje e menjëhershme teknike dhe institucionale.

NJMP do të mbështesë menaxhimin e përgjithshëm të projektit, koordinimin, menaxhimin financiar dhe administrativ, monitorimin dhe raportimin, mobilizimin e ekspertizës teknike si dhe zbatimin e planit të punës të miratuar deri në përfundimin e zbatimit të aktiviteteve të projektit.

 – Menaxher Projekti.pdf

 – Asistent Administrativ/Financë i Projektit.pdf

• Afati i fundit për aplikim: 20.10.2026

• Metoda e dorëzimit: me postë zyrtare. Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr.1, 1001, Tiranë.