Postuar më: 27/08/2025

Njoftim për konsultim publik për “Draftin e Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës si dhe draft Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor” të Republikës së Malit të Zi

Ministria e Energjisë dhe Minierave si dhe Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit e Republikës së Malit të Zi njofton nëpërmjet rrugës elektronike (e-mail) Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit mbi përgatitjen e Draft Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës së Malit të Zi për të cilin janë duke zhvilluar procesin e konsultimit publik në përputhje me dispozitat e Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar.

Në përputhje me nenin 10 të Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në një Kontekst Ndërkufitar – ESPO, nga pala Malajzeze është dërguar dokumentacioni lidhur me:

1-Njoftimin e palës së prekur për aktivitetet e propozuara në përputhje me nenin 3 të Konventës;

2-Draftin e Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës si dhe draft Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Republikës së Malit të Zi.

Në zbatim të dispozitave të Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar, si dhe bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor (VSM)”, dhe VKM nr. 620, datë 7.7.2015 “Për Miratimin e Rregullave, Përgjegjësive dhe Procedurave të Detajuara për Vlerësimin Strategjik Mjedisor në Kontekstin Ndërkufitar”, publikohet për konsultim publik njoftimi dhe informacioni i përcjellë nga Ministria e Energjisë dhe Minierave si dhe Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.

Dokumentacioni i plotë në anglisht në format elektronik mund të gjendet në linkun më poshtë, sikurse njoftuar nga pala Malazeze:

https://mjucloud.gov.me/index.php/s/cZqqSE5gmJEja5N

 

Afati për dërgimin e komenteve është data 10 Shtator 2025.

Komentet, mendimet, sugjerimet mund të dërgohen në adresënMinistria.MTM@turizmi.gov.al me referencën, “Komente për konsultimin publik për Draftin e Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës si dhe draft Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Republikës së Malit të Zi”.