Në mbështetje të VKM-së nr.774, datë 13.12.2024 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” (ZAPK Vjosa), institucion në nivel rajonal (Gjirokastër), në varësi të ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.19, datë 3.2.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, si dhe të Urdhrit të Drejtorit të ZAPK Vjosa nr.6, datë 24.07.2025 “Për ngritjen e Komisionit Ad Hoc”, shpallet pozicioni vakant i punës:
“Specialist në Sektorin e Monitorimit në ZAPK Vjosa”
Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, klikoni dokumentin në PDF më poshtë:
Pozicion vakant “Specialist në Sektorin e Monitorimit” pranë ZAPK Vjosa
Afati për dorëzimin e dokumenteve 01/08/2025 pranë Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve dhe komunikimi
Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:
a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse në ZAPK Vjosa do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 01.08.2025 në protokollin e ZAPK Vjosa;
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 11.08.2025, në ambientet e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”.
© Ministria e Mjedisit 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.