Ministria e Mjedisit

Bazuar në Ligji Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr. 57/2025, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, Vendimin Nr. 37, të Këshillit të Ministrave, datë 21.01.2026, “Për përcaktimin e organizimit të brendshëm, të organeve drejtuese dhe të mënyrës së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, sh.a.” si dhe Vendimit Nr.3, datë 16.06.2026, të Këshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës dhe organikës të Agjencisë Kombëtare të AKEM sh.a”.
Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së mbetjeve shpall pozicionet si më poshtë :

Shpallje per pozicionin Specialist në Njësinë e Monitorimit dhe Mbikeqyrjes

Shpallje për pozicionin Specialist në Njësinë e Koordinimit dhe Zbatimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, në AKEM sh.a do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 14 Korrik 2026 në protokollin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve sh.a.
Zhvillimi i intervistës do të zhvillohet në datën 21 Korrik 2026, në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve sh.a, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Nr.1, Tiranë.