Ministria e Mjedisit

Ministria e Mjedisit bëri bilancin e Programit Kombëtar të Edukimit Mjedisor për vitin 2025, gjatë të cilit programi u shtri në 325 shkolla dhe përfshiu mbi 6,000 nxënës në të gjithë vendin. Përmes orëve mësimore, aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe bashkëpunimit me mësuesit, programi synon të ndërtojë që në moshë të hershme kulturën e mbrojtjes së natyrës dhe përgjegjësisë mjedisore.

Ministri Sofjan Jaupaj theksoi se edukimi mjedisor nuk është thjesht një nismë sensibilizuese, por një politikë afatgjatë që investon në brezin e ardhshëm të qytetarëve. Programi do të vijojë edhe në vitin 2026, me zgjerim të mëtejshëm dhe me integrimin e teknologjive inteligjente në tematika si pyjet, biodiversiteti dhe menaxhimi i mbetjeve.

Në këtë mënyrë, Ministria e Mjedisit synon të ndërtojë një lidhje të qëndrueshme mes politikave publike dhe edukimit, duke e kthyer ndërgjegjësimin mjedisor në pjesë të identitetit qytetar.