Ministry of Environment

Në bashkëpunim me partnerët francezë, Ministria e Mjedisit nisi studimin e fizibilitetit FASEP për tre zona strategjike – Tiranë-Durrës, Fier dhe Elbasan – të cilat përfaqësojnë rreth 65% të gjenerimit të mbetjeve urbane në Shqipëri. Studimi synon të prodhojë skenarë konkretë operativë për trajtimin e mbetjeve në të gjitha hallkat e zinxhirit, nga ndarja në burim deri te trajtimi fundor.

Ministri Sofjan Jaupaj theksoi se pa plane të qarta investimi, reformat mbeten në nivel legjislativ. FASEP shihet si një instrument kyç për të orientuar investimet publike dhe private në infrastrukturën e mbetjeve, në përputhje me objektivat e ekonomisë qarkulluese dhe standardet e BE-së.

Ky studim përbën një hap konkret drejt kalimit nga reforma normative në zbatim praktik, duke e vendosur sektorin e mbetjeve në një trajektore afatgjatë zhvillimi të qëndrueshëm.