Ministry of Environment
Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike COP 31 është duke u mbajtur në Antalja, Turqi në data 9-20 nëntor 2026.
Këtë vit, përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi e aktivitete të tjera përgjatë ditëve të zhvillimit të konferencës, Shqipëria prezantohet me një pavijon të dedikuar, ku do të diskutohet mbi tema të ndryshme të lidhura me mjedisin. Programi do të përfshijë diskutime mbi ekonominë qarkulluese, menaxhimin e ujrave dhe veprimin klimatik, shfaqje filmike mbi mjedisin, klimën dhe se si Shqipëria preket nga ndryshimet klimatike. Një vend të rëndësishëm në panele do të zërë edhe puna për përafrimin e legjslacionit dhe politikave mjedisore me ato të Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit të integrimit.
Ju ftojmë të ndiqni programin zyrtar të aktiviteteve për më shumë detaje.