Ministry of Environment

Ministria e Mjedisit zhvilloi një takim të zgjeruar me Grupin Ndërinstitucional të Integrimit Europian për Kapitullin 27, me fokus përshpejtimin e reformave në fushën e mjedisit dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian. Në qendër të diskutimit ishte rishikimi i Planit të Veprimit dhe vendosja e një mekanizmi të qartë monitorimi të brendshëm për zbatimin e afateve.

Ministri Sofjan Jaupaj theksoi se vitet 2026–2027 do të jenë vendimtare për Kapitullin 27, duke kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha institucionet përgjegjëse. U dakordësua një ritëm mujor për dorëzimin e paketave ligjore dhe rritjen e koordinimit ndërinstitucional, me synimin për të garantuar përputhje reale me standardet europiane dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit.