Ministry of Environment

Gjatë vitit 2025, zonat e mbrojtura të Shqipërisë u vizituan nga 5.9 milionë qytetarë dhe turistë, duke reflektuar rritjen e qëndrueshme të interesit për turizmin e natyrës dhe për destinacionet e qëndrueshme. Ky fluks vizitorësh konfirmon rolin e natyrës shqiptare si një aset strategjik për zhvillimin lokal, punësimin dhe promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Ministri Sofjan Jaupaj theksoi se politikat publike të Ministrisë së Mjedisit synojnë të ndërtojnë një ekuilibër mes mbrojtjes së biodiversitetit dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Investimet në menaxhimin e zonave të mbrojtura, rritja e kapaciteteve të administratave dhe bashkëpunimi me komunitetet lokale janë elementë kyç për të garantuar që ky zhvillim të mos dëmtojë pasuritë natyrore.

Në këtë kuadër, Ministria e Mjedisit po punon për standardizimin e shërbimeve për vizitorët, përmirësimin e infrastrukturës së lehtë turistike dhe forcimin e mekanizmave të mbrojtjes së biodiversitetit në territoret me presion të lartë turistik.