Ministry of Environment

Ministria e Mjedisit, në kuadër të Projektit “Mjedis i Pastër dhe me Aftësi Ripërtëritëse për Detin Blu” (Care4BlueSea), financuar nga Banka Botërore, shpall Kërkesën për Ofertë për “Blerje Kancelari”, me numër reference AL-MTE-3.1.1/10-GO-RFQ.

Procedura synon lidhjen e një Marrëveshjeje Kuadër me një furnizues të vetëm, me kohëzgjatje 3 (tre) vjet, për furnizimin me artikuj kancelarie sipas nevojave të projektit.

Subjektet e interesuara ftohen të paraqesin ofertat e tyre në përputhje me kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara si më poshte:

1- KËRKESË PËR OFERTË (KPO)

2- LISTA E KANCELARIVE

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave: 30 tetor 2026, ora 14:00.

Vendi i dorëzimit: Ministria e Mjedisit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë.

Dokumentacioni i plotë i Kërkesës për Ofertë dhe formularët përkatës gjenden bashkëlidhur këtij njoftimi.