Ministry of Environment

UNESCO – vendimmarrje e rëndësishme për Rajonin e Liqenit të Ohrit

Një vendimmarrje shumë e rëndësishme për Rajonin e Liqenit të Ohrit dhe për përpjekjet e përbashkëta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vjen nga Mbledhja e 48 e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO e cila po zhvillohet në Republikën e Koresë.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s pranoi amendamentet e propozuara nga të dyja vendet, duke vlerësuar progresin e arritur dhe angazhimin për mbrojtjen e vlerave të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore të këtij rajoni unik.

Ky vendim është rezultat i punës së përbashkët institucionale, teknike dhe diplomatike, si edhe një nxitje për të vijuar me vendosmëri zbatimin e masave që garantojnë mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Rajonit të Ohrit.

Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim që kjo pasuri e jashtëzakonshme botërore të ruhet dhe t’u trashëgohet brezave që vijnë.