Ministry of Environment

Gjatë dhjetë viteve të fundit, vendi ynë ka shënuar progresin më të madh në rajon, me një përmirësim prej 10.96 pikësh në indeks.

Një nga rezultatet më të spikatura është performanca në Zbutjen e Ndryshimeve Klimatike, ku Shqipëria renditet e 21-ta në botë, me një përmirësim prej 29.79 pikësh gjatë dekadës së fundit.

Environmental Performance Index (EPI) 2026, i prezantuar zyrtarisht më 9 korrik nga United Nations University – Centre for Policy Research (UNU-CPR) dhe Yale Center for Environmental Law & Policy, në kuadër të 25-vjetorit të indeksit, konfirmon se reformat dhe politikat e ndërmarra në mbrojtje të mjedisit po japin rezultate konkrete dhe të matshme.

Në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, mjedisi mbetet një nga prioritetet tona kryesore. Synimi ynë është ta shndërrojmë këtë progres në standarde të qëndrueshme europiane dhe në një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm për çdo qytetar.