Ministry of Environment
Bazuar në Ligji Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr. 57/2025, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, Vendimin Nr. 37, të Këshillit të Ministrave, datë 21.01.2026, “Për përcaktimin e organizimit të brendshëm, të organeve drejtuese dhe të mënyrës së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, sh.a.” i ndryshuar si dhe Vendimit Nr.3, datë 16.06.2026, të Këshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës dhe organikës të Agjencisë Kombëtare të AKEM sh.a”, Agjencia Kombetare e Ekonomise se Mbetjeve shpall pozicionet si me poshte:

Shpallje Specialist në Njësinë e Koordinimit dhe Zbatimit, në Drejtorinë e Planifikimit, Koordinimit dhe Zbatimit të Infrastrukturës.

Shpallje Shofer, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Ligjore.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, në AKEM sh.a do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 23  Korrik 2026 në protokollin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve sh.a.
Zhvillimi i intervistës do të zhvillohet në datën 30 Korrik 2026, në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve sh.a, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Nr.1, Tiranë.