Ministry of Environment

Të nderuar, Ministria e Mjedisit ka nisur procesin e hartimit të Planit të ri të Veprimit OGP 2026–2030 për komponentin “Edukimi Mjedisor”, në kuadër të angazhimeve për forcimin e transparencës, mbrojtjes së mjedisit dhe përmbushjes së prioriteteve të integrimit evropian.

Në këtë kontekst, është përgatitur një pyetësor, i hartuar në harmonizim me parimet e Open Government Partnership (OGP) dhe në përputhje me fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Mjedisit, me qëllim mbledhjen e vlerësimeve dhe sugjerimeve nga institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit dhe publiku i gjerë, lidhur me fushat prioritare për përmirësimin e politikave mjedisore dhe aksesit në informacionin mjedisor.

Sa më sipër, ju ftojmë të plotësoni pyetësorin si më poshtë:

Pyetësor për bashkëkrijimin PV OGP 2026-2030 Ministria e Mjedisit

Kontributet tuaja do të shërbejnë si bazë për përcaktimin e prioriteteve dhe masave konkrete në Planin e Veprimit OGP 2026–2030.

Ministria e Mjedisit mirëpret mendimet e palëve të interesuara deri më 28.04.2026 në adresën elektronike: info@mjedisi.gov.al

Faleminderit për bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj.