Ministria e Mjedisit

Kategorizimi i Strukturave Akomoduese

Në zbatim të Urdhrit nr.267, datë 24.07.2019 “Mbi miratimin e rregullores për mënyrën, kriteret dhe procedurat e kategorizimit të strukturave akomoduese”, i ndryshuar, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka filluar procesin e Kategorizimit të Strukturave Akomoduese.

Afati për Aplikim

Çdo subjekt, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, është i detyruar të aplikojë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për t’u pajisur me certifikatën e kategorizimit brenda datës 31.03.2020, për të përfituar shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese. Për këtë aplikim subjekti duhet të parqesë dokumentacionin e detyrueshëm dhe shoqërues të përcaktuar në pikën 1 të nenit 6 të urdhrit nr. 267 datë 24.07.2019, të ndryshuar dhe në rast se nuk e ka depozituar dokumentacionin shoqërues në momentin e aplikimit, duhet ta dorëzojë atë brenda datës 31.12.2020 pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin.

Kategoritë për të cilat do të aplikohet:

a) “Bujtinë” ;
b) “Fjetinë” (Hostel);
c) “Kamping”;
ç) “Hotel”;
d) “Motel”;
dh) “Resort”;
e) “Qendër kurative”;
ë) “Fjetje dhe mëngjes” (B&B).

Kriteret minimale që duhet të përmbushi stuktura akomoduese për secilën kategori

SHTOJCA 4-a Kriteret e detyrueshme – Bujtina
SHTOJCA 4-b Kriteret e detyrueshme – Fjetinë (Hostel)
SHTOJCA 4-c Kriteret e detyrueshme – Kamping
SHTOJCA 4-d Kriteret minimale-Hotel
SHTOJCA 4-e Kriteret e detyrueshme – Motel
SHTOJCA 4-f Kriteret minimale – Resort S
HTOJCA 4-g Kriteret minimale – Qendër Kurative
SHTOJCA 4-h Kriteret e detyrueshme – Fjetje dhe Mëngjes (B&B)

Dokumentacioni i kërkuar (origjinal ose kopje të noterizuara):

a) Kërkesë sipas modelit,shtojca 2, e rregullores;
b) Formulari i vetdeklarimit, sipas modelit, shtojca 3, e rregullores;
c) Akti i pronësisë ose përdorimit të strukturës;
ç) Vërtetim për regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Biznesit si person fizik/juridik me objekt veprimtarie si strukturë akomoduese.
d) Planimetrinë e strukturës akomoduese;
dh) Vërtetimin që struktura plotëson kushtet për masat e mbrojtjes nga zjarri lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi;
e) Vërtetimin që struktura plotëson kushtet higjeno sanitare, lëshuar nga Instituti i Shëndetit Publik;
ë) Foto të brendshme dhe të jashtme të objektit (me ngjyra);
f) Vërtetim i gjendjes gjyqësore të pronarit/administratorit;

Rregullore për mënyrën, kriteret dhe procedurat e kategorizimit të strukturave akomoduese