Ministria e Mjedisit

Pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është përcjellë njoftimi nga Ministria e Mjedisit dhe Energjisë në Greqi lidhur me ndërtimin dhe zbatimin e projektit “Ndërtim dhe funksionim i Stacionit Eolik të Prodhimit të Energjisë Elektrike, me emërtim dallues “Plaisio”, me fuqi 58,5 MW në “Pulia-Kotsion-Farmakovuni”, në Greqi. Projekti do të ndërtohet në Bashkinë e Filiaton-it në Greqi dhe zona buferike e zonës së studimit prek një pjesë të Bashkisë së Konispolit në Shqipëri.

Në zbatim të përcaktimeve në Kreun V të Ligjit 91/2013 “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor”; VKM-në nr. 589, datë 01.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedisin ndërkufitar” dhe Nenit 3 të Konventës ESPOO “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar” që Republika e Shqipërisë ka ratifikuar, publikohet për konsultim publik dokumentacioni lidhur me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në kontekst ndërkufitar për projektin “Ndërtim dhe funksionim i Stacionit Eolik të Prodhimit të Energjisë Elektrike, me emërtim dallues “Plaisio”.

Dokumentacioni i plotë në format elektronik, gjendet gjithashtu i publikuar në portalin e dedikuar të shtetit Grek: https://eprm.ypen.gr

Afati për dërgimin e komenteve është data 9 Qershor 2023.     

Lexo më shumë


Pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, është përcjellë njoftimi nga Ministria përgjegjëse për mjedisin në Itali, mbi nisjen e konsultimit ndërkufitar për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) të planit të menaxhimit të hapësirës detare Italiane për zonën detare të Adriatikut.

Në zbatim të përcaktimeve në ligjin nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor (VSM)”, për shprehjen e qëndrimit mbi procesin e VSM-së dhe VKM nr. 620, datë 7.7.2015 “Për Miratimin e Rregullave, Përgjegjësive dhe Procedurave të Detajuara për Vlerësimin Strategjik Mjedisor në Kontekstin Ndërkufitar”, publikohet për konsultim publik Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Planit të menaxhimit të hapësirës detare Italiane në zonën detare të Adriatikut, të propozuar nga Ministria përgjegjëse për mjedisin në Itali.

Afati për dërgimin e komenteve është data 19 Dhjetor 2022.

Komentet, mendimet, sugjerimet mund të dërgohen në adresënministria.mtm@turizmi.gov.al me referencën “Komente per konsultimin publik te VSM per Planin e Menaxhimit Detar Italian”

Dokumentacioni i plotë në anglisht në format elektronik:

1-Përmbledhje e planeve hapësinore detare Italiane; Zona detare e Adriatikut                                   (Italian Maritime Spatial Plans; Adriatic Maritime Area, Summary)

2-Raporti Mjedisor i Vlerësimit Strategjik Mjedisor                                                                                    (Strategic Environmental Assessment (SEA) Environmental Report)

3-Përmbledhje jo teknike e Vlerësimit Strategjik Mjedisor                                                                         (Strategic Environmental Assessment (SEA) Non-Technical Summary)


Projekti CARE4BlueSea

Qeveria e Shqipërisë ka identifikuar jugun e Shqipërisë si prioritet për zhvillimin rajonal. Statusi prioritar vjen nga burimet unike natyrore dhe pasuritë e trashëgimisë kulturore të zonës dhe potenciali i saj për të zhvilluar më tej turizmin si një nxitës i rritjes ekonomike lokale, rajonale dhe kombëtare. Vija bregdetare e Jonit dhe pjesa e brendshme jugore që përfshin lumin Vjosa ofrojnë një propozim tërheqës me vlerë turistike për sa i përket vijave të pacenuara bregdetare, lumenjve, maleve, zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë kulturore. Megjithatë, që produkti turistik të mbetet tërheqës për sa i përket ofrimit të “deteve blu” dhe “lumenjve të pastër”, duhet të ofrohen shërbime publike si menaxhimi i mbetjeve dhe trajtimi i ujrave te zeza për të ndihmuar ruajtjen e cilësisë se aseteve të rajonit.

Objektivi i Zhvillimit të Projektit është reduktimi i ndotjes, nga burimet tokësore, në mjedisin ujor në zona të përzgjedhura të brezit bregdetar Jugperëndimor të Shqipërisë. Fokusi në reduktimin e ndotjes dhe masat parandaluese do të përfshijë investime dhe mbështetje teknike për të adresuar: (i) rreziqet e ndotjes nga mbetjet e ndërtimit/ inerte dhe mbetjet plastike si kategori specifike të mbetjeve të ngurta në bregdetin jugor; dhe (ii) ndotjen e ujit, veçanërisht nga ujërat e zeza, dhe burimet e ndotjes si sedimentet dhe plehrat organike – përgjatë pellgut të lumit Vjosa.

1. Clean and Resilient Environment for Blue Sea Project (P176163)
2. Labor management procedures “Albania Clean andResilient Environment for Blue Sea”
3. Resettlement policy framework
4. Environmental and social management framework
5. Stakeholder engagement plan

Lexo më shumë


Procesi i Këshillimit me Komunitetin Lokal dhe Shoqërinë Civile

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në vijim të procesit te hartimit të Planit për shpalljen e zonës detare- bregdetare të ekosistemit natyror detar – bregdetar të gjirit të Porto Palermo –Llamani Park Natyror do zhvilloje procesin e këshillimit me komunitetin lokal dhe shoqërinë civile. Për këtë do të organizohet takim në Bashkinë Himarë, në datë 15 Qershor 2022, ora 11:00, ku jenë të ftuar grupet e interesit, institucionet akademike e shkencore në vend, komuniteti i zonës dhe pronarët privatë nëse prona e tyre do të përfshihet në zonën e mbrojtur, që do të organizohet nga Bashkia Himarë, si dhe do të organizohet takimi i dytë në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në datë 17 Qershor 2022, ora 11:00, në sallën e mbledhjes në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Takimet do të ketë në fokus prezantimin e Planit të shpalljes së zonës detare – bregdetare të ekosistemit natyror detar – bregdetar të gjirit të Porto Palermo –Llamani Park Natyror”, me tematikat si më poshtë:

a) Argumentimin për krijimin e zonës së mbrojtur e cila mbështet në objektivat e planit kombëtar të rrjetit përfaqësues të zonave të mbrojtura,
b) Vlerat e natyrës dhe të biodiversitetit ku ende një pjesë e konsiderueshme e ekosistemeve ruhen në gjendje gati natyrore, e që e kanë më se të nevojshëm një status mbrojtës;
c) Vlerën turistike, e cila bazohet mbi trashëgiminë natyrore dhe identitetin kulturor, që ekosistemi natyror detar-bregdetar ka;
d) Zonimin e zonës detare- bregdetare, si dhe shkallën e mbrojtjes të propozuar për këtë zonë.

Lutemi pjesëmarrjen tuaj në këto takime konsultative për të ndihmuar këtë nismë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.


Njoftim, për zhvillimin e dëgjesës publike për konsultimin e raportit paraprak të VSM për Planin e Detajuar të Zonës me Rëndësi Kombëtare (PDZRK) Vjosë – Nartë me publikun dhe grupet e interesit.

PËR ZHVILLIMIN E DËGJESËS PUBLIKE PËR KONSULTIMIN E RAPORTIT PARAPRAK TË VSM ME PUBLIKUN DHE GRUPET E INTEREST “PËR HARTIMIN E PLANIT TË DETAJUARA TË ZONËS ME RËNDËSI KOMBËTARE VJOSË-NARTË.

Të nderuar,

Në kuadër të nismës që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në cilësinë e autoritetit propozues ka ndërmarrë për hartimin e planit të detajuar të zonës me rëndësi kombëtrare (PDZRK) Vjosë – Nartë, si dhe në vijim të procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor që po zhvillohet për këtë plan, pas hartimit dhe publikimit të raportit paraprak të VSM-së, lind detyrimi për realizimin e dëgjesës publike për konsultimin e raportit paraprak me publikun dhe grupet e interesit.

Realizimi i procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin e Detajuara të Zonës së Rëndësisë Kombëtarë (PDZRK) buron nga ligji nr. 91/2013, datë 28.02.2013, “Për vlerësimin strategjik mjedisor”. Referuar nenit 2 pika 1/a të këtij ligji theksohet se, procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor i nënshtrohen të gjitha planet dhe programet për bujqësinë, pyjet, peshkimin, energjinë, industrinë, industrinë minerare, transportin, menaxhimin e mbetjeve, menaxhimin e ujërave, telekomunikacionin, turizmin, planet kombëtare e vendore të planifikimit të territorit urban e rural, përfshi dhe mbrojtjen e peizazhit, të përdorimit të tokës, të cilat vendosin kuadrin për miratimin, në të ardhmen, të projekteve të listuara në shtojcat 1 e 2 të ligjit nr. 10 440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.