Ministria e Mjedisit

Zbatimi i planeve të investimeve për pyllëzimin, përmirësimin e kullotave dhe kontrollin e erozionit, Bashkia Tepelenë

Ministria e Mjedisit fton kontraktorët e kualifikuar të paraqesin oferta për zbatimin e planeve të investimeve për pyllëzimin, përmirësimin e kullotave dhe kontrollin e erozionit në Bashkinë Tepelenë, në kuadër të projektit “Mjedis i Pastër dhe me Aftësi Ripërtëritëse – Deti Blu” (Care4BlueSea).

Numri i referencës së kontratës: AL-MTE-2.3.1/2-W-RFQ

Kontraktorët e interesuar duhet të dëshmojnë kapacitetet përkatëse teknike dhe organizative, si dhe burime të mjaftueshme financiare për realizimin e punimeve. Kontraktorët mund të marrin pjesë individualisht ose si anëtarë të një bashkimi operatorësh ekonomikë. Çdo ofertues mund të paraqesë vetëm një ofertë.

Kërkesa për Kuotim dhe dokumentat mbështetëse gjenden bashkangjitur ketij njoftimi.

Ofertat duhet të adresohen dhe të dorëzohen në:

1-RFQ Works Implementation of investment plans in afforestation, pasture improvement and erosion control.pdf

2-SECTION 2 – DETAILED DESIGN, TECHNICAL SPECIFICATIONS AND BILL OF QUANTITIES&ENVIRONMENTAL AND SOCIAL SCREENING.pdf

Ministria e Mjedisit
Zyra e Protokollit
Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1
Tiranë, Shqipëri

Afati përfundimtar i dorëzimit: 27 nëntor 2026, ora 16:00, sipas orës lokale të Tiranës.

Kontrata do t’i jepet ofertuesit të kualifikuar, oferta e të cilit përmbush në thelb kërkesat e RFQ-së dhe paraqet çmimin më të ulët të vlerësuar.