Ministria e Mjedisit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, zhvilloi në Bruksel një takim me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall, ku prezantoi progresin e bërë një vit nga hapja e negociatave për Kapitullin 27, Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike. Ai bëri të ditur se në punën për këtë kapitull janë përfshirë 29 institucione, ndërsa vijojnë reformat dhe investimet për përmbushjen e angazhimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian. Sipas ministrit, objektivi mbetet arritja e rezultateve konkrete dhe afrimi i mëtejshëm i Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit.