Ministria e Mjedisit

LET’S COP

Thirrje e hapur për partnerë dhe propozime për programin e Pavijonit të Shqipërisë në COP31
Për herë të parë, Shqipëria do të ketë Pavijonin e saj Kombëtar në COP31, që do të zhvillohet më 9–20 nëntor 2026 në Antalya, Türkiye. Nën narrativën “From Commitments to Implementation – Albania’s Climate Action in Practice”, pavijoni do të prezantojë zgjidhje, investime dhe iniciativa që tregojnë veprimin klimatik të Shqipërisë në praktikë.

Ministria e Mjedisit fton bizneset dhe start-up-et, organizatat e shoqërisë civile, universitetet dhe institucionet kërkimore, si dhe bashkitë, të bëhen pjesë e programit të Pavijonit.

Pse të bëheni pjesë?
• Prezantoni zgjidhjet dhe arritjet tuaja në një skenë ndërkombëtare.
• Krijoni lidhje me vendimmarrës, investitorë, financues dhe partnerë të mundshëm.
• Kontribuoni në promovimin e inovacionit dhe veprimit klimatik shqiptar.

Si mund të kontribuoni?
Aplikantët mund të propozojnë:
• organizimin ose bashkorganizimin e një sesioni tematik;
• prezantimin e një projekti, investimi, teknologjie ose praktike konkrete;
• përmbajtje digjitale, video apo materiale për ekspozim në pavijon;
• partneritete që sjellin së bashku sektorin publik, privat, akademik dhe shoqërinë civile.

Propozimet do të vlerësohen sipas lidhjes me programin tematik të COP31 dhe narrativën e Pavijonit, rezultateve konkrete, inovacionit, ndikimit dhe potencialit për partneritete ose zgjerim.

Mundësi Sponsorizimi
Bizneset dhe organizatat mund të shprehin gjithashtu interesin për të mbështetur Pavijonin e Shqipërisë si sponsorë ose partnerë mbështetës. Sponsorizimi ofron mundësi për dukshmëri institucionale dhe për t’u lidhur me Pavijonin e parë Kombëtar të Shqipërisë në COP, në përputhje me paketën e dakordësuar, kërkesat e Ministrisë së Mjedisit dhe rregullat e UNFCCC-së.

Sillni zgjidhjet shqiptare për klimën në skenën globale. Let’s COP!

Afati i aplikimit: 30 shtator 2026

Formati i aplikimit: Formulari i aplikimit per COP 31.pdf

Në adresën: sekretaria.SP-mjedisi@mjedisi.gov.al