Ministria e Mjedisit

 ASCEND

 ASCEND “Rritja e konkurrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik të SMEs të turizmit të aventurës” është një projekt i financuar nga Programi Interreg IPA Adriatiku Jugor 2021/2027, në kuadër të Prioritetit PA 1 “Një zonë më e zgjuar e Programit Adriatiku Jugor, përmes promovimit të transformimit ekonomik inovativ dhe inteligjent” dhe Objektivit Specifik 1.1 (Nxitja e rritjes së qëndrueshme dhe konkurrueshmërisë së SMEs dhe krijimit të vendeve të punës në SME, përfshirë edhe përmes investimeve produktive

OBJEKTIVI I PROJEKTIT

ASCEND trajton sfidën e inovacionit dhe qëndrueshmërisë së kufizuar ndërmjet SMEs të Turizmit të Aventurës në zonën e Adriatikut Jugor, një territor i pasur me parqe, zona të mbrojtura, brigje detare, male, pellgje lumore dhe ligatina, me potencial të madh turistik që ende nuk është shfrytëzuar plotësisht.

Projekti synon të forcojë konkurrueshmërinë e SMEs në Shqipëri, Mal të Zi, Molise dhe Pulia, duke mbështetur krijimin dhe përmirësimin e produkteve dhe eksperiencave të turizmit të aventurës, promovimin e trajnimeve të dedikuara, bashkëpunimin ndërkufitar, aksesin në grante për bizneset dhe rritjen e vizibilitetit në tregjet ndërkombëtare të turizmit

AKTIVITETET KRYESORE TË PROJEKTIT

Projekti ASCEND mbështet zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e SME-ve në sektorin e turizmit të aventurës në zonën e Programit, duke u fokusuar në parqe, zona të mbrojtura dhe destinacione pilote. Ai synon të forcojë ofertën e turizmit të qëndrueshëm përmes analizës, trajnimeve, mbështetjes financiare dhe promovimit ndërkombëtar.

Në fazën e parë, projekti realizon hartëzimin e SME-ve dhe krijon një katalog të praktikave të mira ndërkufitare. Më pas, zhvillohen aktivitete për ngritjen e kapaciteteve, përfshirë punëtori lokale dhe programin “train-the-trainer”, për të rritur aftësitë dhe inovacionin e bizneseve.

Gjithashtu hartohen Plane Lokale dhe një Plan i Përbashkët Ndërkufitar Veprimi për të rritur bashkëpunimin dhe konkurrueshmërinë e SME-ve.

Për mbështetje konkrete, projekti ofron një skemë nën-grantesh deri në 10,000 € për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja turistike. Në fund, rezultatet promovohen përmes fam trips, pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare dhe një konference finale që siguron vazhdimësinë e modelit të projektit

Objektivat kryesore përfshijnë

 Forcimi i konkurrueshmërisë së SME-ve të turizmit të aventurës përmes trajnimeve, mentorimit, bashkëpunimit ndërkufitar dhe aksesit në një model pilot financimi.

  • Zhvillimi i produkteve dhe eksperiencave të reja të qëndrueshme të turizmit të aventurës, me vëmendje të veçantë ndaj zonave natyrore, parqeve dhe destinacioneve më pak të njohura.
  • Vlerësimi dhe testimi i një skeme të përbashkët nën-grantesh, e cila mund të transferohet dhe të përsëritet në territore të tjera që synojnë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të aventurës.
  • Rritja e vizibilitetit ndërkombëtar të destinacioneve të përfshira dhe konsolidimi i zonës së Adriatikut Jugor si një destinacion atraktiv për turizmin e aventurës.
  • Mbështetje për SME-të, autoritetet publike, parqet dhe zonat e mbrojtura, OJQ-të, komunitetet lokale dhe turistët përmes shërbimeve më inovative, praktikave më të qëndrueshme dhe bashkëpunimit më të fortë ndërmjet territoreve.

PARTNERËT:

ASCEND bashkon partnerë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Italia, duke përfshirë autoritete publike, organizata turistike, institucione menaxhuese të zonave të mbrojtura dhe struktura të zhvillimit territorial. Secili partner sjell ekspertizën, njohuritë lokale dhe përvojën e tij për të mbështetur zhvillimin e turizmit të aventurës, forcimin e konkurrueshmërisë së SME-ve dhe promovimin e modeleve të qëndrueshme të turizmit në zonën e Adriatikut Jugor.

Partneri Udhëheqës (Lead Partner): Konsorciumi i Menaxhimit të Përkohshëm të Parkut Natyror Rajonal “Dunat Bregdetare nga Torre Canne deri në Torre San Leonardo” (Itali)

Buxheti i projektit: 1,008,502.50 €

Buxheti i Shqipërisë: 178,350.05 €

Kohëzgjatja: 01.07.2025 – 31.12.2027

Faqja e Internetit: https://ascend.southadriatic.eu/