Ministria e Mjedisit

MONITORIMI I NDIKIMIT KUMULATIV PËR ORIENTIMIN E VEPRIMEVE TË ZBUTJES DHE RESTAURIMIT NË RAJONIN E MESDHEUT
Kohezgjatja: 4.2025-12.2028
Buxheti total për Shqipërinë: 195,620 Euro

Qëllimi i përgjithshëm Ndikimi kumulativ i stresorëve të shumtë në livadhet e degraduara dhe të ndotura të barit detar, në ligatina dhe në habitatet e specieve të rrezikuara te monitorohet duke përdorur qasje të bazuara në ekosistem, dhe te identifikohen në mënyrë bashkëpunuese zgjidhje të bazuara në natyrë në 9 zona pilote, për të udhëhequr veprime të qëndrueshme të zbutjes dhe restaurimit në të gjithë rajonin Euro-Mesdhetar.
Projekti MIRAMAR ka identifikuar tre ekosisteme me rëndësi të veçantë ekologjike në rajonin Euro-Mesdhetar: livadhet e barit detar, ligatinat dhe habitatet e specieve të rrezikuara. Tetë partnerët e projektit MIRAMAR përfaqësojnë gjashtë vende të rajonit Euro-Mesdhetar (Shqipëria, Kroacia, Franca, Greqia, Italia dhe Spanja) dhe vijnë nga akademia (UNISI), institutet kërkimore (CSIC, HCMR, SZN, RBI), rrjetet e OJQ-ve (MIO-ECSDE), si edhe nga autoritetet rajonale (OEC) dhe kombëtare (ME).

Zona pilote për Shqipërinë është: Parku Kombetar detar i Vjoses

Paketat e punës te projektit jane:
WP1 – Konsolidimi i rezultateve nga projektet e mëparshme
Konsolidimi dhe analizimi i rezultateve ekzistuese mbi monitorimin e stresorëve në habitatet natyrore të degraduara.
WP2 – Faza e testimit
Monitorimi i ndikimit kumulativ të stresorëve të shumtë në habitatet natyrore të degraduara në zonat pilote.
WP3 – Identifikimi i përbashkët i zgjidhjeve
Identifikimi i përbashkët i zgjidhjeve ndaj stresorëve të shumtë për të nxitur ndryshimin dhe për të mbështetur veprimet e zbutjes dhe restaurimit.