WETMAIN AREAS – PËRMIRËSIMI I EFIKASITETIT TË MBROJTJES SË LIGATINAVE”

Objektivi kryesor është të sigurohet që sektori i ujit të menaxhohet në mënyrë të integruar dhe të qëndrueshme, në përputhje me politikat dhe legjislacionin e BE-së.

Në mënyrë që të arrihet ky objektiv, janë përzgjedhur dy fusha kryesore prioritare, përkatësisht menaxhimi i integruar i ujit dhe trajtimi i ujërave të zeza. Dokumenti i veprimit për asistencën për sektorin e ujit është hartuar për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (AKM, përgjegjëse për monitorimin e ujit, do të jetë përfituese direkte e kësaj asistence teknike).

Komponentët kryesorë të projektit janë:

  • Të forcojë kapacitetet për menaxhimin e integruar të ujit.
  • Të forcojë menaxhimin e ujërave të zeza dhe kapacitetet që ofrojnë shërbim.