Postuar më: 16/04/2020

Një familje rrëqebujsh, një provë për ekzistencën e një popullate tjetër të rrëqebullit në Shqipëri, një shpresë për mbijetesën dhe të ardhmen e llojit në vendin tonë!

Një familje rrëqebujsh, një provë për ekzistencën e një popullate tjetër të rrëqebullit në Shqipëri, një shpresë për mbijetesën dhe të ardhmen e llojit në vendin tonë!

Lajmi më i gëzueshëm për rrëqebullin e Ballkanit në Shqipëri! Kamerat-kurth të vendosura nga një bashkëpunim i shkëlqyer midis PPNEA dhe AKZM-AdZM Elbasan në rajonin malor Polis-Guri i Zi kanë sjellë një suprizë të paimagjinueshme dhe rezultatin më maksimal që mund të pritej. Një familje rrëqebulli, e përbërë nga tre individë, është filmuar dhe fotografuar në 16 shkurt 2020. Kjo provë e riprodhimit të rrëqebullit është indikatori parësor për ekzistencën e një popullate tjetër në Shqipëri. Pas zonës së Munellës në veri të Shqipërisë, rajoni Polis-Guri i Zi bëhet tashmë rajoni i dytë në Shqipëri ku është vërtetuar riprodhimi i rrëqebullit dhe zona e tretë në gjithë Ballkanin (përfshirë dhe Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoninë e Veriut). Monitorimi në rajon po kryhet bashkarisht nga PPNEA dhe AdZM Elbasan në kuadër të Programit për Rimëkëmjen e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri dhe është një thellim i kërkimit për rrëqebullin në këtë rajon pas evidentimit të ekzistencës së një individi në dhjetor 2018 nga AdZM Elbasan. Përveç faktit të vërtetimit të riprodhimit të rrëqebullit, kjo e dhënë vërteton dhe vendodhjen më jugore të rrëqebullit të Ballkanit në të gjithë gadishullin.

A Balkan lynx family, a proof of the existence of another lynx population in Albania, a hope for the survival of this subspecies in our country!

The most exciting news about Balkan lynx in Albania! The camera traps set as a result of an excellent cooperation between PPNEA and NAPA-RAPA Elbasan in the region of Polis-Guri i Zi, have revealed an unimaginable extraordinary surprise and the highest result expected.

A Balkan lynx family composed of three individuals was captured by the camera traps on 16th February 2020. This proof of the reproduction of Balkan lynx is the primary indicator for the existence of another population in Albania. After the Munella region in north Albania, the region of Polis-Guri i Zi, has now become the second region in Albania where the Balkan lynx is proved to reproduce, and the third region in all the Balkans (including Mavrovo National Park in North Macedonia). The monitoring study in this region is being carried out jointly by PPNEA and RAPA Elbasan in the frame of the Balkan Lynx Recovery Programe Phase V. and it aims to investigate further the presence of Balkan lynx after the last evidence of an individual captured in December 2018 by the camera traps of RAPA Elbasan. Apart from the proof of Balkan lynx reproduction, this evidence proves the most southern location/distribution of the Balkan lynx in all the Balkan peninsula.