Postuar më: 03/06/2020

Ministri Klosi me bisnesin e turizmit të Kavajës për të mundësuar administrimin sa më të mirë të plazheve për këtë sezon

Mblidhet në Kavajë Komiteti i Turizmit, ku ju shpjegua hotelierëve dhe njësive akomoduese se si do të funksionojë dhe do të menaxhohen plazhet këtë vit. Së fundi Këshilli i Minsitrave ka miratuar Hartën dixhitale të plazheve, apo masterplanin e ndarjes së plazheve. Aty është caktuar qartë se cilat sipërfaqe do ju jepen për menaxhim privative dhe cilat plazhe do të jenë publike. “Për të kaluar te ajo që kemi dakortësuar me gjithë kryetarët e bashkive është një menaxhim  gjithë vijës bregdetare kemi bërë një master plan të gjithë vijës bregdetare duke ndarë në mënyrë të plotë zonat që ne mendojmë se do ti kemi zona të gjelbëra ka zona që do ti ofrohen që ju afrohen më qartë njerëzve që nuk duan të shkojnë në zona të menaxhuara nga pikëpamjave e shezolloneve dhe cadrave dhe po ashtu kemi ndarë në të gjithë territorin nga veriu në jug me një hartë shumë të detajuar me njësi të gjithë zonën që do të menaxhohet nga operatorët turistik, për të garantuar që të mos kemi një situatë si ajo e vjetshmja ku megjithëse kishim shfrytëzim 100 për qind të rërës dhe një uzurpish 100 për qind të sipërfaqes të rërës e plazhit kishim të ardhura shumë të cunguara në bashkitë pasi kontratat ishin shumë larg realitetit . Po ashtu kishim një vështirësi shumë të madhe nga komuniteti hotelier që unë e kam ndjerë nga veriu në jug në sezonet e vjetshme dhe të parvjetshme ku e kishin të pamunduar që të gjenin hapësira për të cuar klientët e tyre dhe logjika e “tokës së zanun” që dikush e kishte dhe pastaj ja rishiste biznesin hoteleve do të duhet të marri fund”, tha Ministri Klosi. Ndërkohë ai shpjegoi dhe se si do të funksionojë plazhi publik, që është zona e verdhë në hartë, apo në ato zona ku nuk ka hotele dhe sipërfaqja do ju jepet për menaxhim restoranteve me mbi 20 tavolina. “Vendimi Këshillit të Minsitrave përcakton prioritet të parët që do të përzgjidhen janë hotelet e vijës së parë , duke kërkuar që të menaxhojnë sipërfaqen para hotelit të tyre, jo pse janë në vijë të parë të kenë gjithë sipërfaqen e plazhit, do të zënë vetëm sipërfaqen vetëm atë që kanë para hotelit të tyre, po ashtu pas hoteleve të vijës së parë do tju kërkohet hoteleve të tjera që të gjejnë veten në zonat e menaxhuara sipas ndarjes që kemi bërë rreth 10 metra ballore për cdo njësi po natyrisht kjo mund të jetë sipas nevojave për të menaxhuar situatën përball hotelit të tij dhe në zonat ku nuk ka hotele ku nuk ka struktura akomoduese, do të shohim që si në zonën e Gjirit të Lalëzit ku nuk ka hotele vija bregdetare e menaxhuar do të menaxhohet nga struktura që ofrojnë shërbim që ka numër të konsiderueshëm tavolinash, mbi 20 tavolina. Zonat që do të merren nga restorantet apo struktuarat menaxhuese por që garantojnë higjenën garantojnë vijëzimin e detit garantojnë rregullat e pastërtisë në zonën që posedojnë do të mbeten zona publike, për të cilat sic e thashë do te jenë për qytetarët që nuk duan të zgjedhin plazhin privat. Pra, realizojmë 2 objektiva kryesore : rritjen e hapësirave për njerëzit dhe respektimin e protokollit shëndetësor”, tha Klosi.  Sipas tij subjektet do të aplikojnë në e Albania me numrin e niptit, certifikatën e higjenës. Subjektet do të caktojnë zonën që dëshirojnë në marrin në menaxhim sipas kodit që do të ketë në hartë. Pastaj do të mblidhet komiteti me përfaqsues nga Minsitria e Turimit dhe Shëndetësisë që do të diskutoj një për një kërkesat dhe do ju kthej përgjigje subjeketeve. Gjithë ky process nga data 1 qeshor do të zgjasë deri më dt 14 qershor.