Postuar më: 02/10/2020

Krijohet Agjencia Kombëtare e Pyjeve

Krijohet Agjencia Kombëtare e Pyjeve

Klosi: Prerja e pyjeve, vepër penale si çdo shkatërrim tjetër prone

Klosi: Pyje të hipotekuara, një pasuri kombëtare me zë kadastralë

 

 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi lajmëroi krijimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, që sipas tij përkon me ndryshimin e legjislacionit për pyjet, duke sjellë një menaxhim të ri dhe administrim sipas politikave të reja për pyjet.

Në një takim të mbajtur në ambientet e hapura te ish-pyjorja e Allias në Tiranë, Klosi u shpreh se pyjet kombëtare janë nën administrim të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, ndërsa ato lokale nën administrimin e bashkive. Ndaj, sipas tij, kërkohet një koordimin dhe politika të përbashkëta për administrimin e tyre, duke nxjerrë të nevojshme krijimin e kësaj agjencie.

“Ndamë, në mënyrë të hartuar qartë në ligj përgjegjësitë që ka pushteti vendor dhe pushteti qendror, ndamë përgjegjësitë përsa i përket kontrollit të pyjeve dhe tashmë prerja e pyjeve është përgjegjësi dhe kontroll i drejtpërdrejtë i atyre që kontrollojnë zbatimin e ligjit në Shqipëri, forcave tona të rendit, Policisë së Shtetit, e cila siç duhet të penalizojë një njeri që thyen një dyqan apo përpiqet të bëjë një vepër penale të çfarë do forme, po ashtu vepër penale është dhe prerja. Në mënyrë të veçantë do kërkojmë, që sidomos në zonat e mbrojtura, dëmtimi i pyjeve të mos jetë më një vepër administrative, por të jetë një vepër penale. Por realisht a ja kemi dalë që me këto që kemi bërë të përmirësojmë situatën në terren? Unë mendoj që jemi shumë larg asaj çfarë duhet të realizojmë të gjithë, të mënyrës se si menaxhohen pyjet në Shqipëri. Por ama i takon këtij institucioni, që tashmë nuk është më që menaxhon pasurinë pyjore në realitet në terren, por ama që duhet të ndjekë çdo ditë politikat e pyjeve’’, tha ministri Klosi.

Ministri theksoi se, “me projektin e Bankës Botërore është përfunduar inventarizimi i parë i pyjeve, hipotekimin i të gjithë pyjeve pasuri të pushtetit lokal dhe si një zë kadastral, si një pasuri e cila realisht edhe me hipotekë i jepet bashkive, do të kërkojmë nëpërmjet këtij institucioni, të qartësojmë politikat për mbrojtjen e pyjeve dhe politikat që kanë të bëjnë me shkencën e pyjeve”.

“Të mos harrojmë që pyjet përbëjnë 50-60 për qind të gjithë territorit të vendit. Është një pasuri e madhe që kudo në vend shndërrohet në ekonomi, shndërrohet në para, shndërrohet në mirëqenie, shndërrohet në bujqësi ndërsa ne akoma e konsiderojmë si një gjë që zoti e e ka krijuar dhe është aty sepse është frymë e zotit, jo është frymë e njerëzve do të na duhet dhe kemi folur për më kryesoren që të bëjmë një organ që do të na duhet për të shtuar njerëzit për të shtuar numrin e studentëve që regjistrohen në fakultetin e pyjeve. Po ashtu ka shumë nevojë edhe për teknik pyjesh dhe prandaj do të duhet që shkollat e arsimit profesional të menaxhojnë shumë më tepër këtë dimension të ri, por të gjitha këto detyra së bashku me detyrat e tjera institucionale janë punët e përgjegjësi e institucionit tuaj të ri. Pra, institucioni i ri nuk krijohet vetëm si një kërkesë e ligjit por krijohet si një kërkesë e realiteti që do të duhet të ndryshoj në të gjithë atë që njerëzit mendojnë dhe duhet të kërkojnë nga pyjet”, u shpreh Klosi.

Ndërkohë moratorium 10-vjeçar i pyjeve, ka bërë që pyjet të mos shfrytëzohen më për industri, duke u dhënë mundësi pyjeve të rigjenerohen. Sipas ministrit Klosi, institucioni që ai drejton, ka ndërmarrë këto vite dhe nismën për mbjelljen e 20 milionë pemëve deri në vitin 2020, Clean Green 2020 dhe sipas tij, kjo nismë do të vazhdohet si me pyllëzime dhe me mbjelljen e druve frutorë, duke ndihmuar ekonominë e familjeve.