Konsultime me Publikun

Njoftim publik

Lidhur me marrjen pjesë në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.113, datë 30.08.2019 “Për formatin e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për Integrimin Evropian”;

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në cilësinë e institucionit lider për:

Kapitullin 27 “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”

Fton të marrin pjesë lirisht në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian të cilat krijohen në mënyrë analoge me kapituj e acquis të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të pushtetit vendor, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike, të medias dhe të grupeve të interesit, referuar përcaktimeve të kreut III.2 pika 4 të Urdhrit. Konkretisht për fushat:

Legjislacioni Horizontal

Cilësia e Ajrit

Menaxhimi i Mbetjeve

Cilësia e Ujit

Mbrojtja e Natyrës

Ndotja Industriale dhe Menaxhimi i Rrezikut

Kimikatet

Mbrojtja Civile

Ndryshimet Klimatike

Sipas përcaktimeve të kreut III.2 të Urdhrit të Kryeministrit, aplikimi për t’u bërë pjesë e tryezave të diskutimit dhe këshillimit kryhet nëpërmjet dorëzimit të një letre interesi si dhe CV të personit apo të grupimit që përfaqëson, duke treguar se kanë ekspertizën apo interesin e mjaftueshëm për të kontribuar në tryezat specifike.

Personat apo përfaqësuesit e grupeve të interesit mund të paraqesin dokumentacionin e sipërcituar për pjesëmarrje brenda DATËS 25 NËNTOR 2019, në adresat elektronike të sekretariateve teknike të GNPIE për Kapitullin 27, Marsida.Harizaj@turizmi.gov.al dhe Kozeta.Goga@turizmi.gov.al.

Përzgjedhja e personave apo përfaqësuesve të grupeve të interesit do të bëhet nga GNPIE e Kapitullit 27, sipas Urdhrit të Kryeministrit nr. 113 datë 30.08.2019.

“ Dëgjesë publike më datë 25.10.2019, ora 09:30

PROJEKT VENDIM “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 686, DATË 29.7.2015 ‘PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE, TË PËRGJEGJËSIVE E TË AFATEVE PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS (VNM) DHE PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË VENDIMIT E DEKLARATËS MJEDISORE’”, TË NDRYSHUAR

Qëllimi i projektvendimit është që të lehtësojnë personat fizik/juridik nga procedurat administrative lidhur me mënyrën e aplikimit dhe zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore. Aplikimet për procesin e VNM-së do të kryhen nëpërmjet sistemit elektronik të vlerësimit të ndikimit në mjedis, në portalin e-Albania. Nëpërmjet këtij sistemi shmanget kontakti i qytetarëve dhe bizneseve me institucionet shtetërore si dhe shmangen pritjet nëpër zyrat e këtyre institucioneve. Aplikuesit do të marrin përgjigje në kohë reale nëpërmjet komunikimit elektronik. Ky sistem do të dokumentojë dhe do të arkivojë gjithë procesin duke rritur kështu efikasitetin në komunikim lidhur me parregullsitë/mungesën e dokumentacionit që në momentin fillestar të aplikimit.

Lexo me shumë

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar projekt- Vendimin e Këshillit të Ministrave për “Rregullat e Ndalimit të Eksportit të Mërkurit Metalik, Komponimeve dhe Përzierjeve të Caktuara të Mërkurit, Ruajtjes së Sigurt të Mërkurit Metalik dhe Kritereve Specifike të Ruajtjes së Mërkurit Metalik të Konsideruar si Mbetje”. Jeni të lutur të dërgoni, komentet, vërejtjet apo ndryshimet që ju mendoni mbi draftin e projektvendimit deri në datë 24 Prill 2019, në adresën elektronike Rovena.Agalliu@turizmi.gov.al . Ju faleminderit! 
Lexo me shumë

“Ministria e Mjedisit dhe Turizmit bazuar në kërkesën e ardhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për pajisjen me Deklaratë Mjedisore për “Studimin Sektorial mbi nevojën për Investime në Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Shqipëri (Masterplani i Mbetjeve të Ngurta)” dhe Referuar pikës 1, të kreut IV të VKM nr. 219, datë 11.3.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të vlerësimit strategjik mjedisor” do të organizoje dëgjesen publike për të diskutuar lidhur me çështjen se si janë marrë në konsideratë mendimet e publikut dhe aktorëve të përfshirë në këtë proces, për pasojat në mjedis të dokumentit të propozuar për t’u pajisur me Deklaratë Mjedisore, si dhe propozimin e kushteve që do të vendosen në Deklaratën Mjedisore, në datë 5 Mars 2019, ora 10:00, pranë ambienteve të Ministrisë ”

Projektvendim për “Miratimin e masave të nevojshme që çdo person fizik a juridik, i cili prodhon, përpunon, trajton dhe e shet lëkurën, mbi baza profesionale, të mbajë përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit”, për të cilën do të zhvillohet edhe dëgjesa publike në datë 7 Shkurt 2019, ora 11:00, në sallën e mbledhjes të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmi

Draft VKM “Për rregullat e detajuara dhe metodat për kryerjen e vlerësimit të sigurisë së kimikatit dhe kërkesat specifike, përmbajtja dhe formati i dokumentit me të dhënat e sigurisë”

Ligji Faunes 10006 – Disa Shtesa dhe Ndryshime
Relacioni 2 – Ligji Faunes 2018
Projektvendim per propozim ligji