Postuar më: 16/07/2020

Klosi: Shpresojmë që biznesi i turistëve të orientuar me avion charter të vazhdojë dhe nga vendet e tjera të zonës balltike

Klosi

Klosi: Turistët janë porositur për të zbatuar rregullat e protokollit shëndetësor

Klosi: Gjithë pushuesit janë udhëzuar për respektimin e masave mbrojtëse në Shqipëri

Çdo javë do të jenë nga 6 avion charter, të cilët do të sjellin turistë të huaj, duke vazhduar deri në muajin shtator. Turistët janë udhëzuar për të zbatuar kushtet e sigurisë, për mos përhapjen e virusit COVID19.

“Këta turistë janë ata të cilët kërkojnë shumë të vizitojnë Shqipërinë. Ne  në bashkëpunim me operatorët turistikë kemi kërkuar që hotelet ku do qëndrojnë vizitorët e huaj,  të zbatojnë masat për për ruajtjen nga përhapja e mëtejshme e virusit. Po ashtu të gjithë pushuesit janë të udhëzuar për protokollin e lëvizjes dhe masave mbrojtëse në Shqipëri. Eshtë realisht një vit jashtëzakonisht i vështirë, por ne shpresojmë që biznesi i turistëve të orientuar me avion charter të vazhdojë siç ka nisur nga Bjellorusia, Ukraina, po ashtu Polonia dhe me vendet e tjera të zonës balltike. Kjo me shpresën, që të kemi një rritje të numrit të turistët që vijnë nga zona skandinave, pasi kjo do të krijoj një bazë të mirë për një sezon të mbijetesës në vitin 2020”- tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi.

Sipas tij duhet të kërkojmë të gjithë së bashku që jo vetëm të bëhet biznes, por jeta e njerëzve të jetë e shpëtuar, duke respektuar rregullat e protokollit të shëndetësisë. “Sot është një ditë shumë e bukur, po vijnë mbi 100 turistë nga Polonia, Katovica me charter dhe unë mendoj se do të jenë pushimë të këndshme. Unë jam shumë i lumtur për këtë ”- tha Drejtori i Aeroportit të Rinasit, Z. Costandin Von Alvensleben. Turistët kanë ardhur në Shqipëri nëpërmjet agjencisë turistike Itaka, të cilën Z. Klosi e falenderoi.

Shoqëria me të cilën unë jam partner do të sjellë 3 avionët e parë. Në fakt do të vinin që në maj po situata është e tillë, po përsëri jemi shumë të lumtur, sepse në situatën që jetojmë kjo do të thotë shumë. Mendojmë që çdo javë do të kemi 6 avionë, të cilët do të vazhdojnë deri nga fundi i shtatorit. Shpresojmë që situata të vijë në përmirësim, që të mos kishim probleme”, tha Z. Rahman Kasa, operator turistik. Turistët e ardhur nga vendet balltike do të pushojnë në bregdetin shqiptar.